Flash News

POLITIKOFF

Rihanna bëhet nënë për herë të parë

Rihanna bëhet nënë për herë të parë

Rihanna është zyrtarisht një nënë e re.

Ylli i popit solli në jetë një djalë më 13 maj në Los Angeles, raporton TMZ. Foshnja është fëmija i saj i parë me ASAP Rocky. Çifti njoftoi fillimisht lajmin e lumtur që po e prisnin në janar me një seri fotosh të realizuara në rrugët me borë të Harlemit, lagjen e qytetit të Nju Jorkut ku lindi dhe u rrit Rocky.

Nuk dihen ende detaje të tjera për emrin apo çdo gjë tjetër që lidhet me foshnjën e sapolindur, megjithatë Rihanna nëpër intervista ka pranuar që do të japë 100% në rritjen e fëmijës dhe do përpiqet të jetë një mama e përkushtuar.

Në një intervistë me Vogue për kopertinën e revistës në maj 2022, Rihanna u apasionua dhe kuptoi se dashuron Rocky-n, pasi e kaluan pandeminë në karantinë së bashku, "Ai u bë familja ime në atë kohë".

Ajo më tej shpjegoi se e dinte se ai ishte vërtet personi i duhur kur e çoi në shtëpi në Barbados për pushime.

Të fundit