Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Añez Chavez, u bë udhëheqësi i tretë i Amerikës Latine që raportohet e infektuar me koronavirus.

■ India regjistroi gati 25,000 infeksione të reja koronavirusi të enjten, në total dita e saj më e lartë, pasi hulumtimet e reja treguan se shkalla e transmetimit të virusit në vend ishte rritur me lehtësimin e bllokimeve.

■ Organizata Botërore e Shëndetit pranoi zyrtarisht se dromcat që mbartin koronavirusin mund të vijnë nëpërmjet ajrit në ambiente të mbyllura. Ishte një kthim pas për të cilin shumë shkencëtarë thanë se erdhi me vonesë.

■ Qeveria tajlandeze miratoi një projekt-ligj të mërkurën që do t'u jepte martesave të të njëjtit seks shumë përfitime të ngjashme me ato heteroseksuale. Projektligji, i cili ka nevojë për miratimin e Parlamentit, është një hap i madh për një nga vendet më të hapura në rajon për njerëzit L.G.B.T.Q.

■Një çeçen i cili pretendonte se kishte detajuar botën e vrasjeve me kontratë për autoritetet austriake dhe ukrainase u qëllua në afërsi të Vjenës fundjavën e kaluar. Ai pati thënë se mbi kokën e tij ishte vënë një një çmim.

■Gjykata Supreme ka hapur  rrugën që prokurorët në New York të shohin të dhënat financiare të Presidentit, një humbje e madhe për Trump. Por Kongresi nuk mund t'i shohë ato, të paktën tani për tani, dhe do të thotë se nuk do të bëhen publike përpara zgjedhjeve të nëntorit.

■Njësia e kujdesit intensiv në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo nuk kishte raste Covid-19 për herë të parë në 137 ditë. Spitali përkujtoi rastin të mërkurën me një moment heshtjeje, e ndjekur nga duartrokitje.

Të fundit