Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Pavarësisht më shumë se një muaji demonstrimesh masive kundër sundimit të tij, Aleksander Lukashenko u betua për një mandat të gjashtë si president i Bjellorusisë në një ceremoni sekrete të mërkurën.

■ Johnson & Johnson ka filluar fazën përfundimtare të provave klinike për një vaksinë koronavirus që mund të ketë disa përparësi ndaj konkurrentëve të saj: Do të kërkojë vetëm një injkesion në vend të dy, dhe nuk ka nevojë për ngrirje, duke lehtësuar shpërndarjen. Testet, që filluan të hënën, do të jenë më të mëdhatë në ShBA, me plane për të regjistruar 60,000 pjesëmarrës.

■ Opera Metropolitane në Nju Jork anuloi gjithë sezonin 2020-21, deri në shtatorin e ardhshëm, duke hedhur hije mbi gjasat që jeta kulturore të rifillojë së shpjeti në ShBA.

■ Arabia Saudite tha se do të lejojë deri në 6,000 qytetarë dhe banorë Sauditë në ditë të vizitojnë Xhaminë e Madhe të Mekës duke filluar nga 4 Tetori.

■ Franca ngriti nivelin e alarmit Covid-19 në një numër zonash në të gjithë vendin të mërkurën, duke futur kufizime të mëtejshme në tubimet publike në disa qytete.

■ Në një qasje të re, Kryeministrja Sophie Wilmes e Belgjikës ka liruar rregullat, duke kërkuar maska vetëm në vende të mbushura me njerëz, në krahasim me kudo jashtë, siç kishte urdhëruar në verë.

■ Rreth 600 bare që shërbejnë vetëm pije mundën të rihapeshin në Irlandën e Veriut të mërkurën për herë të parë në gjashtë muaj.

■ Kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny është liruar nga një spital në Gjermani dhe mund të shërohet plotësisht nga helmimi me një agjent nervor tepër toksik, thanë mjekët të mërkurën, ndërsa udhëheqësit europianë luftuan për një përgjigje nga Moskës.

■ Kriza e migrantëve: Bashkimi Europian njoftoi të mërkurën se do të bindë vendet anëtare ngurruese që të bien dakord për një sistem të përbashkët për trajtimin e azilkërkuesve duke u ofruar atyre stimuj monetarë dhe duke lëvizur më shpejt për të deportuar njerëzit të cilëve u është refuzuar azili.

Të fundit