Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, raportoi 700 infeksione të reja të hënën, numri më i lartë njëditor. Veçmas, Montreal dhe Quebec City janë tani "zona të kuqe" me kufizime shumë më të forta.

■ Operatorët dhe punonnjësit e azileve në të gjithë Shtetet e Bashkuara në 14,000 objekte rezidenciale që u shërbejnë të moshuarve morën makina testimi me rezultat të shpejtë që mund të japin përgjigje në 15 minuta.

■ Hollanda shtrëngoi kufizimet dhe paralajmëroi se vala e saj më e rëndë e infeksioneve kishte të ngjarë të përkeqësohej. Mbledhjet në ambiente të mbyllura janë të kufizuara në katër persona, dhe maskat do të kërkohen në Roterdam, Hagë dhe Amsterdam.

■ Bllokimi i dytë kombëtar i Izraelit ka të ngjarë të zgjasë të paktën një muaj dhe mbase shumë më gjatë, pasi niveli i infektimeve në rritje i vendit prej rreth 8,000 rastesh të reja të konfirmuara në ditë mbetet ndër më të lartit në botë.

■ Zyrtarët e Neë York City njoftuan të martën se shkalla ditore e testeve pozitive të koronavirusit ishte rritur në 3.25 përqind, pas më shumë se një muaji me rreth 1 përqind. Kryebashkiaku e quajti atë "shkak për shqetësim të vërtetë".

■ Joe Biden: Kandidati presidencial i Partisë Demokrate publikoi ​​deklaratat e taksave të 2019 të martën, të cilat treguan se ai dhe gruaja e tij kishin të ardhura bruto prej 985,000 USD vitin e kaluar dhe paguanin taksat federale të të ardhurave prej 288,000 USD.

■ Kardinali Pell: Tre vjet pasi u largua për në Australi për t'u përballur me akuza të abuzimit seksual dhe pesë muaj pasi gjykata më e lartë e atij vendi rrëzoi dënimin e tij për ato akuza, Kardinali George Pell pritet të kthehet në Vatikan sot.

■ Charlie Hebdo: Njeriu i dyshuar për goditjen me thikë të dy personave javën e kaluar jashtë ish-zyrës së Parisit të revistës satirike franceze pranoi para hetuesve se donte t'i vinte flakën ndërtesës.

■ Boris Johnson: Nëntë muaj pasi udhëhoqi Konservatorët drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme, sondazhet tregojnë se kryeministri britanik ka humbur mbështetjen brenda partisë së tij, ka humbur terren ndaj opozitës dikur të çorinetuar dhe ka humbur favorin e publikut.

■ Japan Airlines njoftoi se do të tërhiqte frazën "zonja dhe zotërinj" nga njoftimet gjatë fluturimit dhe u zotua të përdorë gjuhë përfshirëse (përfshirja e personave trans-gender).

Të fundit