Flash News

KRYESORE

Postoi hartën e Shqipërisë së Madhe, Dua Lipa u përgjigjet kritikëve: U keqinterpretua nga persona që promovojnë ndarje etnike

Postoi hartën e Shqipërisë së Madhe, Dua Lipa u

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar sërish pas kritikave dhe sulmeve, me postimin në profilin e saj të fotos së famshme Autochthonous, me Shqipërinë e madhe dhe dy figurat historike të vendit tonë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Me këtë postim, Dua i kërkonte kompanisë “Apple” të ndajë kufirin në hartë të Kosovës nga Serbia, por ky fakt ka ngjallur shumë interpretime, sidomos në Serbi dhe Greqi.

Po në Instagram, Dua reagon duke sqaruar se postimi i saj nuk kishte për qëllim të nxisë urrejtje.

“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur ndonjë urrejtje. Kjo më bën të trishtuar dhe të zemëruar që postimi im me dashje është keqinterpretuar nga disa grupe dhe persona që promovojnë ndarje etnike, diçka që e kundërshtoj plotësisht.

Sa herë që postoj për Kosovën ‘feedi’ im çmendet, edhe nëse është diçka që ka të bëjë me gëzimin, ushqimin apo muzikën dhe përballem me rezistencë të ashpër nga ideja e kulturës autentike kosovare.

Ne të gjithë meritojmë të ndihemi krenarë për etnitetin dhe prej nga jemi. Unë thjesht dua që shteti im të prezantohet në një hartë dhe të jem në gjende të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe shtetin tim mëmë. Inkurajojë të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njeri-tjetrin. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka shkruar Dua Lipa.

Të fundit