Flash News

KRYESORE

Pranuan mandatet, kush janë katër deputetët e rinj të LSI-së

Pranuan mandatet, kush janë katër deputetët e rinj të

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi zëvendësimet e kandidatëve vijues, pas vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve.

Katër kandidatë që pasonin listat zgjedhore të 2017-ës dorëzuan formularët e dekriminalizimit dhe sot KQZ miratoi zëvendësimet dhe dhënien e mandateve.

Kush janë katër deputetët e rinj:

Aurora Mara

Aurora Mara zëvendësoi Përparim Spahiun në qarkun e Dibrës. Më herët, ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Edmond Rrushi

I radhës në listën e Tiranës, Rrushi nuk është një emër i panjohur. Ndonëse kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, nën siglën e LSI, ai më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit të QSUT-së.

Ylli Shehu

Shehu u zgjidh deputet për herë të parë në 2013-ën, nën siglën e Partisë Republikane, ndërsa pas zgjedhjeve të vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në.

Ndërkohë në zgjedhjet e 2017-ës, ai u rendit në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës krah LSI-së.

Enver Roshi

Është deputeti më i ri për qarkun  e Elbasanit.  Roshi ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, si dhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

 

Katër deputetët që morën sot mandatet nga KQZ pritet të bëjnë betimin seancën e nesërme në Kuvend.

Po ashtu, edhe kandidati Ralf Gjoni nuk e ka dorëzuar ende formularin e dekriminalizimit, por njëkohësisht nuk ka paraqitur as dorëheqjen.

Të fundit