Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj merr drejtimin e institutit “Pashko”; përfundon bashkëpunimin me ‘Panoramën’ për ‘Liberalen’

Preç Zogaj merr drejtimin e institutit “Pashko”;

Shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj do të drejtojë nga sot institutin “Pashko”. Është vetë Zogaj që konfirmon marrjen e detyrës së re në institutin që mbulon veprimtaritë e gazetës “Liberale”, shtëpisë botuese “UET Press” dhe çmimin letrar vjetor “Kadare”.

Për këtë arsye, Zogaj ka ndërperë bashkëpunimin shumëvjeçar me gazetën ‘Panorama’ pasi shkrimet e tij do të publikohen tashmë në gazetën e re, ‘Liberale’.

Njoftimi i Preç Zogajt:  

Të dashur miq,

Nesër del në treg numri i parë i gazetës së re të përditshme "Gazeta Liberale", botim i Institutit "Gramos Pashko", pranë  Universitetit Europian të Tiranës.

"Gazeta LIberale", shtëpia botuese "UET Press", çmimi  letrar vjetor "Kadare" në proze dhe  Zyra e  Projekteve  Studimore janë një tërësi veprimtarish që mbulohen nga Instituti "Pashko", të cilin unë do kem nderin ta përfaqësoj në rolin e kryetarit të bordit drejtues duke filluar nga dita e sotme .

Për këtë arsye, me keqardhje me duhet të ndërpres bashkepunimin tim shumëvjeçar me një gazetë të madhe e të respektuar siç është "Panorama", duke i uruar asaj suksese në sfidat me të cilat përballet sot media e shkruar. Duke filluar nga nesër shkrimet e mia publicistike do të mund t’i gjeni në  Gazetën Liberale, zakonisht çdo të shtunë.

Gazetat Liberale ka nisur që sot daljen online në adresën "gazetaliberale.al"

Mirë u takofshiim në faqet e saj.

Të fundit