Flash News

KRYESORE

Presidenca ironizon Ballën: Për Tao Taon, kandidatura të përshtatshme janë kriminelët pa shkollë

Presidenca reagoi ashpër pas vendimit të shumicës për të rrëzuar propozimin e kandidaturës së tretë për t’u vendosur në detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi iu përgjigj kryetarit të grupit Parlamentar të PS, Taulant balla me një status në profilin tij në Facebook. Sipas tij, për PS, kandidaturat e përshtatshme janë ata me precedentë penalë, që nuk e kanë mbaruar shkollën e mesme.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.

Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare.”, shkroi Blushi.

Reagimin e zëdhënësit të Presidentit, e ndau me ndjekësit e tij në Facebook edhe vetë Ilir Meta, i cili me këtë veprim tregon se nuk i heq asnjë presje qëndrimit.

Të fundit