Flash News

KRYESORE

Presidenca replikon me "Tao Taon": I dimë bëmat e tua, kundër ligjit e në shërbim të të fortëve

Presidenca me anë të zëdhënësit Tedi Blushi i është përgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, të bëra pas kthimit në kuvend të ndryshimeve të Kodit Penal.

Me një shënim në Facebook, Blushi shprehet se ‘halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër’.

“Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t'u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas. Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret”, shkruan Blushi.

Balla, akuzoi kreun e shtetit se nuk eshte dakord që në një shoqëri demokratike, dhuna të ndërshkohet e kurrësesi nuk mund të tolerohet. "Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, e për të cilat Ilir Meta nuk na qenka dakord, adresojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike, duke nisur nga siguria ushqimore, që është një komponent kyç i sigurisë kombëtare", shkruante ai.

Statusi i plotë:

Që t'i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve.

Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t'u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas. Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret.

Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër. Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë. Ndërsa për sa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit.

Të fundit