Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Presidencialet në SHBA: Bernie Sanders pezullon fushatën, i hap rrugën Joe Biden
Senatori Bernie Sanders i dha fund fushatës së tij presidenciale, për të fituar kandidaturën brenda demokratëve me qëllim rivalizimin ndaj Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti. Sanders tashmë i hapi rrugë zyrtarisht rivalit të tij brenda Partisë Demokratike Joe Biden. Sanders, 78-vjeçar, u that ë mërkurën mbështetësve të tij se nuk kishte asnjë mundësi për të marrë votat e mjaftueshme për të fituar nominimin.
Një kandidat i mëhershëm, senatori Vermont, gjeti sukses me votuesit e rinj, por u rrëzua përpara Sanders në javët e fundit. Sanders, një i pavarur, kishte kërkuar nominimin presidencial nga demokratët më parë, por humbi në vitin 2016 përballë Hillary Clinton. Në të dyja zgjedhjet ai gjeti mbështetës te votuesit e rinj, që përqafuan thirrjet e tij për një “revolucion” politik.
Ai fitoi mbështetjen nga një numër i madh personash të famshëm, duke përfshirë Cardi B, Ariana Grande, Miley Cyrus, Mark Ruffalo dhe Dick Van Dyke. Z. Biden, 77 vjeç, tani pritet të kurorëzohet i nominuari presidencial nga demokratët në kongresin e partisë në gusht. Ai më pas do të përballet me Presidentin Donald Trump gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit.