Flash News

KRYESORE

Presidenti akuzon KED-në se po bën lojëra që të kapë Gjykatën Kushtetuese

Presidenti akuzon KED-në se po bën lojëra që të

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar institucionin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) se po bën manovra që të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe se procesi për zgjedhjen e kandidatëve për anëtare ka qenë i paracaktuar.

“Kemi situatë ku të gjithë kandidatët janë thuajse të përcaktuar. Kjo do të thotë se nuk ka praktikisht zgjedhje. Kryetari i KED ka bërë veprime antikushtetuese. Presidenti ka komunikuar me KED që herët, por ka komunikuar edhe me parlamentin. Ne nuk kemi dashur te jemi në situatë ngërçi. KED e ka vënë presidentin në situatë të vështirë.

Presidenca nuk është njësoj si parlamenti. Në parlament përgjegjësia është kolektive, kurse në Presidencë vetëm presidenti merr përgjegjësi, prandaj kam treguar kujdes. Nuk donim aspak krizë institucionale. Këto janë lojëra për të kapur Gjykatën Kushtetuese”, tha Meta në konferencë për shtyp.

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur kreun e KED-së, Ardian Dvorani, “ushtar të partisë”.

“Ka ndodhur që në krye të KED-së të vinte një ushtar i verbër i partisë. Duhet të vinte një ushtar i partisë që në kundërshtim edhe me statusin që ka bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që o të shkelë Kushtetutën me pahir ose me lojëra të tilla të turpshme që as fëmijë rrugaçë nuk bëjnë t’i rrëmbejnë Presidentit në mënyrë mafioze kjo është e vërteta.”, u shpreh kreu i shtetit.

Të fundit