Flash News

KRYESORE

Presidenti i SHBA akuzon rrjetin social “Twitter” për censurë ndaj tij

Presidenti i SHBA akuzon rrjetin social “Twitter” për

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka akuzuar rrjetin social “Twitter” se po e censuron. Akuza ka ardhur me argumentin se ky rrjet favorizon të majtën.

"Ata i pengojnë qytetarët të më ndjekin në Twitter dhe e kam shumë të vështirë të përcjell mesazhin tim”, tha Trump në televizionin Fox Business.

"Këta individë janë të gjithë demokratë, ata janë plotësisht në anën e tyre. Nëse nesër do të njoftoja që unë do të bëhem një demokrat, atëherë do të fitojë pesë herë më shumë abonentë", vijoi ai.

Presidenti amerikan shkon më tej kur thotë se ky rrjet social ua ka hequr mundësinë shumë njerëzve që ta ndjekin.

“Kjo e bën Twitter-in të jetë i tmerrshëm. Shumë individë më kanë pohuar se nuk munden të më ndjekin në Twitter", theksoi Trump.

Të fundit