Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Pëllumb Xhufi: Persekucioni serb në Mesjetë, kur ‘katolik’ do të thoshte ‘shqiptar’
Ky shkrim është pjesë e rubrikës “PRINT” të Politiko.al, me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD” dt. 25/04/1993, nr. 349, fq. 3.
nga PËLLUMB XHUFI
Në ‘Jetën e Stefan Nemanjes’, shkruar nga i biri, Stefani i kurorëzuar, tregohet se aty nga viti 1185 Nemanjd “bashkoi me atdheun e parë të tij krejt krahinën e Nishit, Zveçanin, Lipjanin Moravën, Vranjen, trevën e Prizrenit, dy Pologët dhe zonat kufi me to... duke mundur me ndihmë të Zotit armiqtë barbarë. “Varianti i kësaj jete, i shkruar nga Shën Sava shton se po atë kohë Stefan Nemanja i zgjeroi pushtimet e tij në Podrimje, Llap, Pult si dhe në viset e Dioklesë bregdetare me qytetet e Danjes, Sardes, Drishtit, Shkodrës, Shasit, Ulqinit e Tivarit. Njoftime të ndryshme historike, që nga jeta e cituar e Stefan Nemanjes, tek memorandumet e përsëritura të Papëve të Romës, te dëshmitë e Anonimit të Gorkës, të Guljelm Admit apo të Spadugjinos mbi shpronësimin e dëbimin e dhunshëm të bujarëve shqiptarë, janë mjaft transparentë për të parë aty një përpjekje të kalkuluar që synonte transformimin e shqiptarëve në një popull raja. Si rezultat, aty nga fillimi i shek. XIV pothuaj tërësia e tokave të Kosovës, Maqedonisë perëndimore e të Zetës (Malit të Zi) u ishte shpërndarë feudalëve e sidomos manastireve serbe që u ngritën këtu me ngut.
Por shqiptarët ishin në mbretërinë serbe një realitet i fuqishëm numerik e mu për këtë arsye ata përbënin atëherë, jo më pak se sot një “faktor destabilizues”, për të përdorur një term të Bogdanoviçit, historian serb i avangardës. Këtu zë fill një politikë e tërë serbizimi e dështuar, që nga i pari i Nemanjiçeve në shek. XII e deri tek fundi i tyre, Stefan Dushani. Akti më domethënës i kësaj politike dëshmohet të ketë qenë konvertimi i dhunshëm i shqiptarëve në ortodoksinë serbe. Për nga dimensionet dhe pasojat ky problem deri tani i neglizhuar nga historiografia jonë, do të meritonte një vëmendje krejt të posaçme. Pushtimi serb i shekullit XII i gjente popullsitë shqiptare të viseve veriore e verilindore të lidhura kishtarisht me ortodoksinë bizantine (Kosovë e Maqedoni) e me katolicizmin roman (Diokle-Zete). Ngjarjet e fundit të shek. XII që lidhen nga njëra anë me ekspansionin jugor të shtetit serb dhe nga ana tjetër me krizën e thellë të Perandorisë Bizantine e të kishës së Konstantinopojës, përbëjnë sfondin politik të dy dukurive që vihen re atë kohë në trevën që na intereson: nga njëra anë kemi depërtimin e katolicizmit nga viset bregdetare në thellësi të territoreve shqiptare të verilindjes. Në fakt, duke filluar nga viti 1202, përveç peshkopatave tradicionale katolike të Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Danjes, Drishtit, dokumentet dëshmojnë të tilla edhe në Prizren, Shkup, Gjakovë, Graçanicë, Trepçë, Novobërdë etj. Jo vetëm kaq, por dëshmi të veçanta, siç është një diplomë e car Stefan Dushanit e vitit 1326, pohojnë se kisha e priftërinj katolikë kishte edhe në fshatra të thella, gjë që tregon se katolicizmi qe kthyer në këto zona në një fenomen masiv. Ofensiva e kishës së Romës në lindjen ortodokse apo dobësimi i kishës së Konstandinopojës nuk mjaftojnë për të shpjeguar përmasat e një dukurie të tillë. Përfaqësimi i ritit katolik në këto domene të dikurshme të ortodoksisë bizantine, duket më tepër të ketë qenë një formë reagimi e shqiptarëve ndaj presionit mbytës të kishës serbe, e cila nga ana e saj po zbatonte një politikë të egër konvertimi të shqiptarëve katolikë e ortodoksë, në kishën nacionale serbe. Aspektet e veçantë të kësaj politike i ndriçojnë një numër i konsiderueshëm të dhënash që vijnë nga udhëtarë, emisarë katolikë, nga kancelaritë e Papëve e të vetë mbretërve serbë. Konvertimi në kishën serbe qe një drejtim prioritar i shtetit serb, e për këtë mjaft t’i hidhet një sy kodit të Stefan Dushanit, që në një farë mënyre është kushtetuta e mbretërisë mesjetare serbe. Të ashtuquajturat “nene antiheretike” të këtij kodi janë unikale në ashpërsinë e tyre. Sipas tyre, të gjithë shtetasit e mbretërisë serbe të një komuniteti të huaj duhej të ripagëzoheshin në kishën serbe. Në veçanti katolikët, por edhe ortodoksët e ritit bizantin, që refuzonin të bënin një hap të tillë, kërcënoheshin me ndëshkime të rrepta, që shkonin nga konfiskimi i pasurisë, dëbimi, burgimi, damkosja me hekur të nxehtë e deri në dënimin me vdekje. Kodi në fjalë sanksionon rolin e mbretit serb si mbrojtës i kishës serbe e si çrrënjosës i “herezisë”.
Kuptohet që në kushte të tilla, problemi del jashtë kuadrit të thjeshtë fetar. Frenezia “katolike” e mbretërve serbë kuptohet mirë përsa që konstatohet se gjeografia e ritit katolik në mbretërinë e Nemanjave përputhej thuajse plotësisht me atë të etnosit shqiptar. Akoma në shek. XVII Pjetër Bogdani pohonte se në viset e Malit të Zi e Kosovës e Maqedonisë kur thuhej “katoliku” kihej parasysh shqiptari. Që shqiptarët të ripagëzoheshin në kishën serbe do të thoshte praktikisht t’i futeshin procesit të shkrirjes së tyre në komunitetin serb. Asimilimi kishtar, asimilimi kulturor, asimilimi etnik, s’qenë veçse shkallë progresive të të njëjtit proces serbizimi, që fillonte pikërisht me aktin formal të ripagëzimit e njëkohësisht të marrjes së një emri të ri sllav. E theksojmë këtë moment sepse pikërisht këtu qëndron arsyeja që në trevat e pushtuara nga serbët vihet re këtë kohë një përhapje e antroponimisë sllave në subjekte shqiptare:
Gjithsesi, ballafaqimi midis “shizmatikëve” nga njëra anë dhe “latinëve” nga ana tjetër, për të cilin flitet vazhdimisht në burimet kishtare por dhe laike të shek. XII-XV është në fakt ballafaqim midis serbëve e shqiptarëve. Gjuha, shpesh herë dogmatike e dokumentacionit mesjetar, nuk duhet të na shtyjë të humbasim perspektivën historike. Situata në viset veriore e verilindore shqiptare nën pushtimin serb ka paralele të ngjashme, me atë të Bohemisë mesjetare. Dihet mirë se këtu, nën petkun e konfliktit fetar midis “heretikëve husitë” e “fisnikërisë katolike” zhvillohej lufta e popullit të shtypur çek kundër feudalëve gjermanë.
Ky gërshetim i motivit fetar me atë nacional dhe vetëm ky, e shpjegon brutalitetin me të cilin shteti serb u përpoq të çrrënjosë “herezinë katolike” në viset e pushtuar shqiptare.
Përsa i përket fesë katolike, në trevat ku etnosi shqiptar u ballafaqua me serbët ajo u bë një lloj “refugium peccatarum” një vetë konservimi dhe kjo e shpjegon suksesin e jashtëzakonshëm që katolicizmi roman arriti në viset e Kosovës e Maqedonisë në kohën e pushtimit serb. Është e qartë se përqafimi i katolicizmit ishte në këto zona çështje besimi tepër një çështje oportuniteti politik.
Përqafimi i katolicizmit, përveçse vinte një vijë e qartë demarkacioni midis shqiptarëve e serbëve, kishte edhe një tjetër avantazh të madh. Ai hidhte një urë lidhëse midis shqiptarëve dhe fuqive katolike të Evropës, duke e inkuadruar rezistencën e tyre në koalicionin e fuqishëm “serb” që mori formë sidomos me fillimin e shek. XIV e që shihte të angazhuar në vetë të parë Papatin, Hungarinë, Anzhuinët e Napolit, Francën. Secili nga këto fuqi kishte motivet e veta për t’u përplasur me Serbinë e Nemanjiçëve, në rastin e tyre bëhej fjalë për çështje territoresh e zonash influence. Sidoqoftë, duke qenë se antagonisti qe i njëjti për të gjithë, Serbia, këto interesa u kanalizuan herë-herë në ndërmarrje të përbashkëta vërtet të mëdha, siç qe kryqëzata e vitit 1319. Dokumentet e kohës që e ilustrojnë më së miri rolin që luajtën shqiptarët në këto aksione luftarake të përbashkëta. Në vitin 1332, pasi u bë dëshmitar i një kryengritje të fuqishme “serbe” të bujarit shqiptar Dhimitër Suma, misionari frëng Guljelm Adami i dërgoi mbretit të Francës projektin e një kryqëzate të re “serbe”. Është interesante të vihet re se autori i projektit në fjalë e konsideron të mjaftueshëm dërgimin në Shqipëri, nga Franca vetëm të një kontingjenti simbolik. Shqiptarët, sipas tij, ishin në gjendje ta përballonin vetë një aksion kundër serbëve.
“Ndërkombëtarizimi” i çështjes së shqiptarëve në mbretërinë serbe, që i detyrohet në një masë të madhe pikërisht aderimi të tyre në frontin katolik evropian, i hapi jo pak telashe Nemanjiçëve serbë. Këta nuk mund t’i neglizhonin anatemat e presionet e vazhdueshme të Papatit për t’i dhënë fund shtypjes së katolikëve në domenet e tyre. Pas këtyre mund të mbërrinin skalionet e armatosura të sovranëve të Evropës: mobilizimi i kryqëzatave ishte atë kohë një armë reale në duart e Papatit. Ndaj në mjaft raste sovranët serbë ju përgjigjën presioneve të Romës duke premtuar se do të hiqnin dorë nga përndjekjet kundër shtetasve të tyre katolikë, premtim që sigurisht s’e mbajtën asnjëherë. Për t’u bërë akoma më të besueshëm, shumë prej tyre, përfshirë persekutorin e madh Stefan Dushani, i premtuan Papatit braktisjen e “skizmës” serbe dhe konvertimin në ritin katolik. Bile pati edhe një Nemanje e ky qe Stefan Uroshi II, që për të provuar devocionin e tij ndaj kishës së Romës i kërkoi Papës Nikolla IV “t’u binte” heretikëve boshnjakë. Mënyrë e hollë kjo për të zaptuar Bosnjen pa kundërshtimin, madje me miratimin e Papatit.
Duhet thënë se të tilla stratagjema nuk mbetën fare pa efekt. Edhe pse ishin boll të ndërgjegjshëm se këto ishin kokë e këmbë lulera (“simulatio completa”) dhe se mbretërit serbë s’qenë veç mashtrues (“mendaces”) mjaft Papë të fiksuar nga ideja ekumenike, deshën deri në fund të shpresonin në një konvertim të Nemanjiçëve serbë e të popullit të tyre në fenë katolike, gjë që do të zgjidhte edhe problemin e përndjekjeve “katolike” në mbretërinë e tyre. Një iluzion ky i çuditshëm por gjithmonë prezent në librin fetar të Papatit dhe në oborret e Evropës katolike.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56