Flash News

KRYESORE

Probleme serioze me depresionin, Bella Hadid flet hapur publikisht: Qaja gjithë ditën

Mbrëmë supermodelja e njohur, Bella Hadid, ka qenë në ‘Vogue Fashion Festival’ në Paris. Modelja ka treguar se për shumë vite me radhë nuk është ndjerë e sigurt në skenë, por ka qenë Rihanna e ka ndihmuar të ndihet e bukur në pasarelë.

“Rihanna është e mrekullueshme. Për mua, ajo ishte hera e parë që unë u ndjeva me të vërtetë e bukur në një pasarelë. Sepse në fillim kur mora pjesë tek ‘Fenty’, isha duke u marr edhe me spektakle të tjera veshjesh dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më e fuqishme në pasarelë se sa me të brendshmet e markës së saj.”

Gjithashtu, Bella, tregoi për problemet e saj me shëndetin mendor, për luftën kundër depresionit.

“Kam pasur shumë probleme me shëndetin pak vite më parë. Ndihem fajtore që ndonjëherë bie në depresion edhe pse kam mundësi për të bërë një jetë të mrekullueshme dhe që më jepen shumë shanse. Nuk ka sens. Unë qaja çdo mëngjes, gjatë pushimit të drekës, qaja para se të flija. Isha shumë e pastabilizuar emocionalisht kur punoja 14 orë në ditë për 4 muaj me radhë kur isha 18 vjeçe. Mendoj se kisha nevojë të merrja pak frymë.”

Bella u shpreh se flet hapur për shëndetin mendor pasi do të ndihmojë të tjerët që kanë të njëjtat probleme që ka pasur edhe ajo më parë.

Të fundit