Flash News

KRYESORE

Problemet shëndetësore që shkaktojnë këpucët me takë të lartë

Problemet shëndetësore që shkaktojnë këpucët me

Sipas një studimi të fundit, veshja e takave të larta mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Kjo pasi këpuca me takë bën që të ketë më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht. Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tona dhe shkakton dhimbjenë pjesën e përparme të këmbës.

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një femër vesh taka të larta. Ato bëjnë që stomaku të shtyhet përpara, ndërsa pjesën e pasme e ngrejnë lart.

Deri këtu duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tonë dhe shton trysninë poshtë shpinës. Disa studime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke shkaktuar kështu dhimbje të mëdha.

Rreziqet e veshjes së takave të larta:

– Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës

– Dhimbje të shpinës për shkak se qendra e gravitetit ndryshon

– Mpirje në gishtërinjtë e këmbëve

– Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës

Nuk është nevoja që të heqim dorë krejtësisht nga takat e larta, sidomos në raste të veçanta. Por sugjerohet që në jetën e përditshme t’i eleminojmë sa më shumë.

Të fundit