Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Prodhimi i naftës, SHBA do të lërë pas Arabinë Saudite dhe Rusinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e ardhshme do ta rrisin aq shumë prodhimin e naftës sa do të lënë pas Arabinë Saudite dhe Rusinë dhe do të shndërrohen në vendin eksportues më të madh. Deklarata u bë nga drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, gjatë një konference në Uashington.
“Ata do jenë shumë afër në vitet e ardhshme, por është çështje kohe kur SHBA-ja qartazi do të jetë eksportuesja më e madhe e naftës në botë”, tha ai.
Komentet e Birol vijnë një ditë pasi Agjencia publikoi të dhënat e paraprake, që tregonin shifrat e eksporteve të naftës bruto të SHBA-së gjatë muajit qershor, e që sipas këtyre të dhënave, Uashingtoni ka kaluar dy konkurrentët e saj më të mëdhenj.
Sipas Birol, gjatë vitit 2024, SHBA-ja do të përjetojë “rritjen më të madhe të prodhimit në historinë e naftës deri më tani.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që gjatë këtij viti, SHBA-ja dp të rrisë prodhimin e naftës në 1,25 milionë fuçi në ditë dhe një milion më shumë gjatë vitit të ardhshëm. Kurse nafta e papërpunuar amerikane dhe prodhimi i gazit të lëngshëm do të arrijë në 20 milionë fuçi në ditë në vitin 2024.