Producentja Holta Dulaku flet për largimin e Turit nga Vizion Plus

Largimi i Turit nga Vizion Plus drejt televizionit Klan u përfol shumë nëpër media, derisa i vendosur përballë fakteve, Turi s`mund ta refuzonte më.

Për këtë ka folur vetë producentja Holta Dulaku e ftuar në “NRG Radio”.

“E para njëherë është akoma në 2XL. Çfarë doni të them për Turin? Turi është një djalë fantastik, ka bagazh, është i prerë për televizion, është djalë i mençur, shumë simpatik dhe i uroj të gjitha të mirat. Turi është rritur në Vizion. I ka dhënë shumë, ashtu siç ka marrë, kështu që derën e ka të hapur dhe mënyra e lëvizjes ishte korrekte,”- tha Holta.