Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Prokuroria kërkon burg për Klevis Balliun, ish-deputeti: Akuza politike ndaj meje, opozita nuk trembet
Është shtyrë seanca e parashikuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pasi prokuroria kërkoi rikthimin e masës ‘arrest me burg’ për ish deputetin e PD, Klevis Balliu, i cili doli në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re.
Ish deputeti deklaron se akuzat ndaj tij dhe banorëve të tjerë të arrestuar pasi protestuan kundër shembjes së shtëpive të tyre janë politike dhe për të trembur protestuesit.
“Seanca u shty se kur shteti bie nuk funksionon më asgjë. Erdhëm për të marrë vendimin për një arrestim politik dhe akuza politike ndaj meje dhe disa protestuesve të Unazës së Re. Seanca u shty se nuk janë njoftuar të gjithë, pasi nuk bëhet asgjë në bazë të ligjit. Është një çështje politike për të trembur opozitën, qytetarët që të mos protestojnë. Janë përpjekje mjerane, pasi ne nuk ndalojmë protestën.
Sot jemi pa qeveri e institucione, kjo është arsyeja që qytetarët ndodhen në burgje dhe kriminelët të lirë. Ne jemi gati që kudo që të na thërrasin, të përballemi, opozita nuk ndalet për kauzën më të drejtë si liria e fjalës, e drejta e votës. Nuk do ketë asnjë moment të ndalet deri sa Edi Rama të largohet, pasi ne kemi fakte se Rama ka qenë arkitekt i vjedhjes se miliona eurove nga buxheti i shtetit”, u shpreh Balliu.
Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës së disa javëve më parë me policinë, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën. Balliu u shoqërua me furgonin e policisë për t’u dërguar në Komisariatin nr. 6 dhe më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës ku iu komunikua arrestimi.
Ai akuzohet për “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të cilat Balliu nuk i ka pranuar.