Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Propozimi i Bashës, Shehi: Listat e hapura prodhojnë kualitet, por shpesh është fiktiv
Ish-deputet dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar propozimin e ri të opozitës së bashkuar, i komunikuar dje nga kryedemokrati, Lulzim Basha për lista 100% të hapura.
Duke folur në ‘ora news’, Shehi tha se listat 100% të hapura mund të prodhojnë kualitet, por sipas tij shpeshherë rezultati është fiktiv.
‘‘Unë nuk e shikoj si ndonjë gjë të madhe, unë jam për ndryshimin e sistemit. Siç ka nevojë Shqipëria të përmirësojë të gjitha gjërat, edhe sistemi politik duhet të përmirësohet. Këtu iu mëshua më shumë idesë për të kontrolluar votën, pjesës administrative, idesë për të mos vjedhur votën. Edhe kjo është e rëndësishme, sepse po u vodhën votat, sistemi del jashtë loje, por unë do e kisha ndryshuar.”
”Sistemi i vjetër mazhoritar i korrektuar me proporcionalin i bën më shumë punë Shqipërisë, sepse njerëzit dilnin përballë me qytetarët dhe partitë kishin mundësitë të korrektonin dhe të ruanin një pjesë të kuadrove të veta e mund të bënin një politikë promovuese për të rinjtë ose gratë. Mund të bëhej një skenë më e mirë politike dhe nuk do kishim nevojë t’i hynim një eksperimenti. Listat e hapura prodhojnë një lloj kualiteti por shpeshherë është fiktiv. Te lista do privilegjohen ato që janë njerëz publik më shumë, të rinjtë e kanë të vështirë”, u shpreh ai.
Propozimi i PD-LSI dhe aleatët erdhi me kusht që të mos preket formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore dhe ajo e përllogaritjes së mandateve.
Kryeministri Rama reagoi pas këtij propozimi, teksa nuk u tërhoq nga ndryshimet kushtetuese, por tha se masa e hapjes së koalicioneve dhe formula e garimit do të reflektohet në ligjin zgjedhor.