Flash News

KRYESORE

Propozimi i Francës për zgjerimin BE-së pritet që të shqyrtohet në janar

Propozimi i Francës për zgjerimin BE-së pritet që të

Propozimi i bërë nga Franca për mënyrën e zgjerimit të Bashkimit Evropian do të merret në shqyrtim, por kjo do të bëhet kur të nisë punë ekipi i ri i Komisionit Evropian. Gjashtë shtete anëtare i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të paraqesë propozime konkrete në janar lidhur me propozimet e shtetit francez.

Ata mbështesin nevojën e përmirësimit të procesit të negociatave të anëtarësimit, por duke bërë të mundur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars tê 2020.

Ministrja për Çështjet Evropiane e Finlandës, Tytti Tuppurainen, deklaroi se BE i mirëpret propozimet e shteteve anëtare.

“Kjo ndihmon vazhdimin e procesit. Por, ne sot nuk diskutuam veçanërisht mbi propozimin francez. Shtetet anëtare morën fjalën për t’u shprehur, se ku ndodhemi aktualisht me procesin e zgjerimit dhe ne dëgjuam edhe propozimin francez. Kishte vende që e mirëpritën dhe kishte vende që kishin shqetësime lidhur me këtë plan. Qëndrimi i përgjithshëm është të presim fillimin e mandatit të Komisionit të ri Evropian për të shqyrtuar idetë e Komisionit se si tê ecim përpara me procesin.”, tha Tuppurainen.

Kurse Andreja Metelko Zgombic, sekretare e shtetit për çështjet evropiane të Kroacisë u shpreh se i kupton vërejtjet që francezët kanë.

“Jemi të gatshëm që të diskutojmë, se si mund të përmirësohet metodologjia e negociatave të anëtarësimit. Kroacia gjatë presidencës së saj do të lehtësojë konsensusin në mënyrë që të bëhet e mundur hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht tê përmirësohet procesi i anëtarësimit dhe ka hapësirë për këtë”, u shpreh Zgombic.

Të fundit