Flash News

KRYESORE

PS kërkon bashkitë për kryetarët e dalë nga 30 qershori, dorëzon 4 padi në Kolegjin Zgjedhor

PS kërkon bashkitë për kryetarët e dalë nga 30

Partia Socialiste ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor katër padi.

PS kërkon shpërndarjen e mandateve për katër bashki, konkretisht për bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

Shpërndarja e mandateve për këshillat bashkiakë bëhet nëse merr 5 vota nga KQZ, por kreu i saj Klement Zguri votoi kundër.

Mësohet se PS do të dërgojë në Kolegj padi për të gjitha bashkitë për të njëjtën arsye.  Vota kundër e Zgurit, bllokon marrjen e bashkive nga kryetarët e dalë nga 30 qershorin, pasi ata nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.

Të fundit