Flash News

KRYESORE

"PS po iu imponon partive të tjera rregullat e lojës", Shabani 'përplaset' me Spiropalin: Po manipuloni procesin

"PS po iu imponon partive të tjera rregullat e lojës",

Anëtari i “Nismës”, Endri Shabani, është përplasur me Ministren e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përsa iu përket ndryshimeve kushtetuese. Shabani thekson se me veprimet e saj mazhoranca është duke ndryshuar rregullat e lojës me depozitimin në Kuvend të draftit për ndryshimet Kushtetuese, duke iu imponuar partive të tjera ndryshimin e rregullave të lojës.

“Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend dratin për ndryshimet Kushtetuese. Ajo që jam i shqetësuar unë është se PS po iu imponon partive të tjera rregullat e lojës të cilat i leverdisin asaj. Dhe kjo është papëgjegjshmëria më e madhe, pasi dalin si flamurtarët e listave dhe demokracisë, kur në të vërtetë po manipulojnë procesin.

Se kuptoj pse kanë frikë nga votuesit. Miratimi është i njëashëm, që njëra palë ja hedh palës tjetër. Mua nuk më interesojnë dakordësitë apo pazaret që ju bëni, por imponimi i modelit dhe të standarteve tuaja partive të tjera”, ka thënë Shabani.

Këto komente më pas u mohuan nga Spiropali, e cila theksoi se shumica parlamentare ia ka dhënë mundësin e përfaqësimit opozitës jashtëparlamentare përmes organizmit të Këshillit Politik, dhe se është në dorë të kësaj të fundit të veprojë.

Të fundit