Flash News

KRYESORE

"Pse Rama refuzoi deri 'dje' gjykatën ndërkombëtare për ndarjen e detit me Greqinë"? Berisha tregon arsyen

"Pse Rama refuzoi deri 'dje' gjykatën

Debati për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të jetë ende një çështje e nxehtë mes palëve. Gjykata Kushtetuese me Vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen e 2009, ndërkaq 10 vite pas rënies së asaj marrëveshje, kryeministri Rama ka pranuar mundësinë se për ndarjen e detit me Greqinë mund të shkohet në gjykatë ndërkombëtare.

Referuar këtij fakti, i ftuar në emisionin “Rubikon”, ish-kryeministri Sali Berisha vuri në dukje se Rama nuk shkoi gjatë këtyre viteve në gjykatë ndërkombëtare, pasi kjo e fundit do provonte se marrëveshja e vitit 2009 ishte optimale.

“Unë shtroj pyetjen se përse Rama e refuzoi gjykatën, se sot e ka pranuar?

Kishte vetëm një arsye: se gjykata do pranojë që marrëveshja është optimale. Ai kishte frikë se marrëveshja ishte optimale.

Ai kishte një mundësi të artë që të faktonte se Sali Berisha shkeli interesat kombëtare, prandaj kishte frikë të shkonte në gjykatë.

Tani Shqipëria shkon në gjykatë në Hagë, dhe në zonën ku distanca mes brigjeve është 18 km, Shqipëria merrte 12, Greqia merrte 6. Tani në gjykatë, Greqia do marrë 9 dhe Shqipëria 9…

Në marrëveshjen e vitit 2009, koncesioni i Greqisë ishte që të qëndrojnë me 6 milje. Ata mund të thonin se do qëndrojmë me 12 milje.

Edi Rama, bashkë me ndërhyrje të tjera, e rrëzuan në Gjykatë Kushtetuese.

Fillimisht hezituan dhe më pas pranuan që të shkojmë në gjykatë. Këtë u dorëzova unë,” tha Berisha.

Të fundit