Flash News

KRYESORE

Pse Shaqiri nuk bëhet kurrë titullar? Jua shpjegon Peter Crouch

Pse Shaqiri nuk bëhet kurrë titullar? Jua shpjegon Peter Crouch

Pse Xherdan Shaqiri nuk po e bën dot kapërcimin e madh? Mesfushori me origjinë shqiptare ka luajtur në skuadra big si Bayern Munchen, Inter dhe Liverpool (vazhdon), por në asnjë rast nuk ka fituar vendin e titullarit.

Një shpjegim e ka dhënë ish-shoku i tij i skuadrës, Peter Crouch. Sipas tij, Shaqiri ka probleme taktike.

"Nuk jam befasuar kur u transferua te Liverpool, sepse Xherdani është një nga lojtarët më të talentuar me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Kur ishte te Stoke City, shpesh luante shkëlqyeshëm, ndërsa herë të tjera nuk ishte i disiplinuar në aspektin taktik. Ky mendoj se është problemi i tij".

"Firmino, për shembull, ka talent, por edhe punon shumë. Ai pranon të jetë pjesë e një sistemi dhe kthehet mbrapa. Kjo ndodh edhe me yje si Mane dhe Salah", ka shpjeguar Crouch.

Të fundit