
Flash News
Igli Tare emërohet zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit
Dy vëllezër tentojnë të vrasin kushëririn në Kukës, njëri arrestohet pas një viti në arrati
Ndërron jetë Artan Lame, e ëma e konfirmon: Ky moment i mallkuar erdhi
2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital
Vlorë/ Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja
Një familje shqiptare prek zemrat e berlinezëve. Familja e Xhezo Ajazajt ndodhej para dëbimit, por reagimet bën që senatori i Berlinit të ndryshojë mendje. Rreziku nuk ka kaluar, por të paktën rasti do të rishqyrtohet.
Kur kthimi i një familjeje shqiptare refuzohet edhe nga një politikan i AfD-së, partia ekstremiste e djathtë gjermane që njihet për parullat e saj kundër të huajve dhe islamit, atëherë duket se diçka nuk shkon me politikanët e landit të Berlinit. Georg Pazderski, (AfD), i njohur me rastin e familjes Ajazaj u shpreh pro qëndrimit të familjes shqiptare, shkruan gazeta gjermane „Bild", duke theksuar se AfD „do të mbështeste votën e komisionit për shqyrtimin e rasteve të veçanta."
Megjithëse shpesh në politikën gjermane dëgjohet refreni se kush është integruar e ka punë të sigurtë mund të jetojë në Gjermani, realiteti për emigrantët është më i vështirë. Sidomos të ardhurit nga Ballkani kthehen nuk kanë asnjë shans për njohjen e azilit. Shqipëria e Kosova janë vende të sigurta origjine. Shpresa e vetme për të ardhur në Gjermani mbetet ardhja me një vizë pune. Xhezo Ajazaj e ka këtë punë ndërkohë, familja është integruar në jetën gjermane, ndërkohë në Berlin ka lindur edhe vajza e tretë e Xhezo Ajazajt. „Vajzat flasin më mirë gjermanisht se shqip", ka rrëfyer ai për mediat gjermane.
„Pllakashtruesi më i mirë"
Para gati tre viteve 31 vjeçari erdhi në Gjermani bashkë me familjen e tij. Tani ai punon me kontratë të plotë tek një firmë gjermane si pllakashtrues . E la Shqipërinë, „se nuk kishim asgjë", është shprehur 31 vjeçari për Berliner Zeitung që kërkoi një jetë më të mirë në Gjermani. Shansi i tij me sa duket erdhi edhe për shkak të punës së palodhshme të Xhezo Ajazajt, i cili arriti të kishte një punë me kontratë të pakufizuar. Drejtuesi i firmës së ndërtimit ku punon ai, Martin Habeland e cilëson atë „pllakashtruesin më të mirë, që ka" dhe se ai punon sa për tre vetë, shkruan „Berliner Zeitung". Ai u angazhua shumë që familja dhe punëtori i tij më i mirë të qëndrojnë në Gjermani.
Të shihet si rast i veçantë
Rasti i i Xhezo Ajazajt u kthye në temë debati në politikën e landit të Berlinit. Politikanë të partive të ndryshme në parlamentin e landit kanë kërkuar që familja të qëndrojë, për shkak se është integruar dhe. Politikani i partisë liberale, FDP, Sebastian Czaja shprehet se „imigrantët e integruar në mënyrë të suksesshme pas vitesh me tolerim qëndrimi dëbohen, ndërkohë që rrihet duarkryq për ata që refuzojnë integrimin."
Ndërsa i ngarkuari i Berlinit për integrimin, Andreas Germershausen, shprehet se ai dëshiron „që të shfrytëzohen mundësitë e komisionit për raste të veçanta." Me sa duket integrimi i suksseshëm i familjes, Ajazaj ka bindur senatorin për çështjet e brendshme të Berlinit, Andreas Geisel, sepse u vendos që dëbimi i familjes të pezullohet dhe të shqyrtohet edhe një herë rasti. Pasiguria se do të kthehet sërish aty e ka rënduar jetën e familjes në javët e fundit, por tani Xhezo Ajazaj dhe familja e tij mund të marrin frymë lirisht dhe të shpresojnë. Të shpresojnë që autoritetet gjermane të vendosin për qëndrimin e tyre të përhershëm në Gjermani./DW
Të fundit




Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit
23 Maj 2025, 22:04
Parku i Liqenit të Tiranës, qokë fushate për Noizyn. Firmëtarja hesht
23 Maj 2025, 21:55




DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm!
23 Maj 2025, 20:39


Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur
23 Maj 2025, 19:54
120 fëmijë humbasin çdo vit në Shqipëri, 12 ende të zhdukur në 30 vite
23 Maj 2025, 19:35

Shenjat e zodiakut që bëhen më me fat pas dekadës së tretë të jetës
23 Maj 2025, 19:19
Igli Tare emërohet zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit
23 Maj 2025, 19:01




Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur
23 Maj 2025, 17:54






Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë, deri kur do të jetë pa pagesë
23 Maj 2025, 16:09

Blushi denoncon: Ja si na u vodhën 97 vota në një QV në Tiranë
23 Maj 2025, 15:48





11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe
23 Maj 2025, 14:50
Trump kërcënon me tarifa mallrat e BE-së dhe iPhone-ët
23 Maj 2025, 14:39
Ndërron jetë Artan Lame, e ëma e konfirmon: Ky moment i mallkuar erdhi
23 Maj 2025, 14:26
Harta e divorceve në 61 bashki, Jugu shumë para Veriut
23 Maj 2025, 14:15

Europianë, na e keni shpifur
23 Maj 2025, 13:54


Ja sa orë duhet të flini në varësi të moshës
23 Maj 2025, 13:32
Berisha tregon kur do të largohet nga politika
23 Maj 2025, 13:12
Tri mënyra të mirëprovuara për të demontuar një autokrat
23 Maj 2025, 13:03

Berisha: Poja ishte i ftuari i Ramës, Surreli përdorej për takime bandash
23 Maj 2025, 12:49



Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë
23 Maj 2025, 12:16



Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
23 Maj 2025, 11:32

U arrestuan në operacionin “Ura”, 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO
23 Maj 2025, 11:00

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024
23 Maj 2025, 10:41





RENEA aksion në Durrës, kontrolle në Sukth e Shijak
23 Maj 2025, 09:33


Këmbimi valutor, 23 maj 2025
23 Maj 2025, 08:47

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
23 Maj 2025, 08:15
Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës
23 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Maj 2025, 07:48

Vota e diasporës, Berisha: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj 2025, 22:45
"Njoftoni DEA-n", Abilekaj: Ndërkombëtarët nuk i besojnë institucioneve tona
22 Maj 2025, 22:30
Operacioni "Ura", gazetari: SPAK u përdor si certifikues i zgjedhjeve
22 Maj 2025, 22:07
Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj 2025, 21:58

Fevziu sqarim për Artan Lamen: Është ende në jetë, por në koma
22 Maj 2025, 21:44




Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t'ia heqë Kosovës?
22 Maj 2025, 20:49
Këlliçi: SPAK ka vepruar pas zgjedhjeve, me regji të Ramës
22 Maj 2025, 20:42



Integriteti i BE-së në Shitje: Edicioni i Tiranës
22 Maj 2025, 19:51

Zgjedhjet e 11 majit, Burimi: Me Trenin Bullgar fiton 300 mijë vota
22 Maj 2025, 19:34

Pas tre mandatesh/ Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president
22 Maj 2025, 19:08
Mira Murati shqiptarja që po riformëson Inteligjencën Artificiale globale
22 Maj 2025, 19:03


Simbolik apo thelbësor? Rreziku i përfaqësimit të grave në Kuvendin e ri
22 Maj 2025, 18:14