Flash News

KRYESORE

Pyjet vertikalë/ Projekti që do i bëjë njerëzit të jetojnë në ‘pemë’

Pyjet vertikalë/ Projekti që do i bëjë njerëzit të

A do munden që qytetet e botës ku jetojmë të mbulohen nga pyjet vertikalë në të ardhmen, duke zëvëndësuar pyjet dhe parqet artificiale të qyteteve? Një pyll i tillë është në vendin fqinj, Itali, në dy prej ndërtesave të Milanos. Ndërtesat e larta janë mbuluar nga fundi në krye me bimë të ndryshme, duke i dhënë atyre pamjen e dy pemëve gjigande.

Dy ndërtesat janë 111 metra të larta. Simona Pizzi që banon në njërën prej këtyre ndërtesave tha për BBC, se jeta në këto pallate është shumë e bukur, pasi bimësia që i rrethon ato të fal shumë qetësi. Përveç kësaj, Pizzi u shpreh se aty është shumë freskët, madje edhe gjatë orëve kur dielli është i fortë, për shkak të pemëve. Ajo e quan jetesën aty një privilegj që nuk e ka shumëkush sot në qytetet moderne, ku natyra zë pak vend.

Sipas reportazhit të BBC, është parashikuar se deri në vitin 2030 60 përqind e popullsisë së botës do të jetojë në qytete. Pyjet vertikale largojnë dioksidin e karbonit dhe prodhojnë më shumë oksigjen nëpër qytetet ku niveli i smogut dhe gazrave që prodhohen nga makinat është shumë i lartë.

Arkitekti italian Stefano Boeri thotë se pyjet vertikalë janë një nga mënyrat më efikase për të luftuar ngrohjen globale, pasi do të shtonte vendet me hapësira të gjelbra në qytetet tona.

“Jemi duke dizenjuar pyje vertikale në shumë vende të botës si Kina, Egjupti, Meksika dhe vendet e Evropës. Madje në disa prej këtyre qyteteve jemi duke dizenjuar edhe pyje vertikalë të përballueshme ekonomikisht për këdo”, deklaroi Boeri.

Të fundit