Flash News

KRYESORE

Qeveri tranzitore para zgjedhjeve/ Paloka: Pa Ramën kryeministër, më 2017-n kishim para një horr

Qeveri tranzitore para zgjedhjeve/ Paloka: Pa Ramën kryeministër,

I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur rreth marrëveshjes së palëve politike për reformën zgjedhore.

Duke folur për propozimin për qeveri tranzitore para zgjedhjeve, sih-deputeti Paloka tha se vendi ka nevojë që Rama të mos jetë Kryeministër para zgjedhjeve.

“Ne themi kaq kohë që duhet qeveri tranzitore. Kërkohet një qeveri, për 100 ditë, që të menaxhojë zgjedhjet. Kjo qeveri në radhë të parë ka parasysh që Rama të mos jetë kryeministër. Edi Rama ka treguar se është njeriu që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend”, tha Paloka.

Ai u kujdes të nëvizonte se opozita e bashkuar nuk bën asnjë lloj marrëveshje me kreun e mazhorancës, Edi Rama, duke folur edhe për marrëveshjen e 2017-s.

“Në vitin 2017, nuk u zhgënjyem nga opozita, por ne kishim përballë një horr. Ne bëmë marrëveshje me një horr dhe ai horri nuk i qëndroi marrëveshjes. Kjo kërkesë që ne bëjmë, ne e bëjmë, sepse jemi të bindur se ai nuk ka vullnetin të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Rama nuk donte as të ulej fare në tryezë”, tha ndër të tjera Paloka.

Të fundit