Flash News

KRYESORE

Qeveria e re e Italisë, Meta uron ministrin për Evropën: Mik i vjetër dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë evropiane

Presidenti Ilir Meta ka uruar ministrin e ri për Evropën në qeverinë e re italiane, Enzo Amendola.

Në një status në twitter, Meta thekson se Amendola është një mik i vjetër i tij, prej 25 vitesh dhe se do të jetë mbështetës i fortë i së ardhmes tonë evropiane.

“Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh @amendolaenzo i cili sapo është betuar si ministër për Europën në qeverinë e re të Italisë. @amendolaenzo një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë evropiane”, shkruan Meta.

Të fundit