Flash News

KRYESORE

Qeveria ndryshon ligjin për tatimin mbi të ardhurat, e pësojnë të dypunësuarit

Qeveria ndryshon ligjin për tatimin mbi të ardhurat, e

Qeveria shqiptare ka vendosur që të bëjë ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke i rritur taksat për të gjithë shtetasit shqiptarë të dypunësuar, që i kanë të ardhurat nga pagat më pak se 2 milionë lekë në vit.

Në paketën e re fiskale qeveria propozon që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të ardhurat e qytetarëve që kryejnë dy apo më shumë punë të mos taksohen të ndara, por si një shumë e vetme. Në bazë të kigjit të vjetër, qeveria i takson të ardhurat nga puna sipas një regjimi progresiv me tre shkallë; për 30 mijë lekëshin e parë të pagës taksa është zero. Për fashën nga 30 deri në 150 mijë lekë në muaj taksa është 13 për qind, ndërsa për pjesën e pagës mbi 150 mijë lekë në muaj norma e taksimit shkon 23 për qind.

Por një individ i dypunësuar, që merr dy paga në muaj nga 30 mijë lekë secila, aktualisht paguan zero taksë në shtet, pasi 30 mijë lekëshi është i përjashtuar nga taksa. Por me ndryshimin taksa e të ardhurave do të shkojë 13 për qind për të, ose 3900 lekë në muaj.

Të fundit