Flash News

KRYESORE

'Qira mos paguani, ama drita dhe ujë po', PD për vendimin e Ramës: Çfarë shteti është ky?

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese nuk do të paguajnë qeratë për shkak të masave të marra për koronavirusin.

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka komentuar në tëitter vendimin, duke marrë shembull rastin e faturave të dritave dhe të ujit.

“Qira mos paguani ama drita dhe ujë po. Çfarë shteti është ky? Kur vjen puna te faturat Rama thotë me dhunë do t’i paguani se më duhen lekët…ama qiratë mos i paguani!” shkruan Teliti.

 

 

 

 

Kujtojmë se Rama deklaroi sot se do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar që e kanë ndaluar punën për shkak të koronavirusit.

Të fundit