
Flash News
Foto/ Sherr në një qendër numërimi në Kukës, policia tenton të ndalojë të riu
PD kryeson në Njësinë 2 në Tiranë
Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat
Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
Dalin shifrat nga KQZ: 42.16% e shqiptarëve brenda vendit votuan në zgjedhjet parlamentare
“Ballkani i Hapur” kthehet në ‘mollë sherri’ për Kosovën dhe Malin e Zi
“Ballkani i Hapur”, nisma e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, është kthyer në debat për Kosovën dhe Malin e Zi. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç kanë shkëmbyer replika teksa folën për “Ballkanin e Hapur”.
Abazoviç, i cili konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nismës në Ohër, tha nga Samiti i Demokracisë në Evropën Juglindore, se një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton nismën, për shkak se pjesë e saj është Serbia, pra për një problem personal.
“Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton ‘Ballkanin e Hapur’, vetëm sepse është kundër çdo gjëje që është Serbia. Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal. Unë nuk po angazhohem për ‘Ballkanin e Hapur’ ose për Procesin e Berlinit apo ndonjë nismë tjetër. Unë po angazhohem për bashkëpunimin rajonal. Çdo nismë që ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, gjithçka që mund të shfrytëzojmë për bashkëpunim, është sukses”, tha Abazoviç.
Deklaratës së Abazoviç iu përgjigj presidentja Osmani. Ajo i tha kryeministrit të Malit të Zi se duhet bërë diferenca mes një lideri demokrat dhe një ish-ministri propagande, teksa iu referua presidentit serb Aleksandër Vuciç.
“Se a është dikush lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, që beson në vlerat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe në demokracinë dhe a është dikush ish-ministër i propagandës së regjimit të Milosheviçit, kjo duhet të ketë rëndësi. Në të kundërtën, porosia që po dërgojmë është se nuk ka rëndësi nëse je Zelensky apo Putin”, theksoi Osmani.
Abazoviç, teksa iu kundërpërgjigj Osmanit, tha se Ohri (vendtakimi i nismës) nuk mund të përbëjë problem, kur në Procesin e Berlinit do të ulen me të njëjtat fytyra në tryezë.
“Si ka mundësi që ju, me shumë gjasa do të uleni në Procesin e Berlinit me të njëjtët njerëz, të cilët fatkeqësisht nuk e njohin Kosovën, ndërkaq Ohri është problem? Kjo është ajo që unë nuk e kuptoj”, tha Abazoviç.
Prishtina zyrtare kundërshton nismën “Ballkani i Hapur”, duke këmbëngulur në atë që Kosova duhet të përfaqësohet si e barabartë, gjegjësisht, si shtet i pavarur brenda cilitdo proces, përfshirë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” të prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë.
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shprehu se e mbështet konceptin e nismë dhe çdo nismë tjetër që sjell bashkëpunim rajonal. Ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova e kanë kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”.
Të fundit


Nis numërimi në qarkun e Shkodrës, hapen dy kutitë e para kryeson PD
12 Maj 2025, 01:41

Zgjedhjet parlamentare / Reagon LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri
12 Maj 2025, 01:18

PD kryeson në Njësinë 2 në Tiranë
12 Maj 2025, 00:56


Hapet kutia e parë në Skrapar, kryeson PD
12 Maj 2025, 00:29
Nis numërimi i votave në Mirditë
12 Maj 2025, 00:25
Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat
12 Maj 2025, 00:18
Noka akuza Ballës: Thasët e tij do të veçohen! Do monitoroj çdo votë
12 Maj 2025, 00:01
Gazetari: Patronazhistët që merrnin votues dhe i çonin të votonin
11 Maj 2025, 23:49


Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
11 Maj 2025, 23:22



Numërohen 3 kutitë e para në Pustec, si paraqitet rezultati
11 Maj 2025, 22:53

Helena, si vegël e Ramës për të sulmuar KQZ-në
11 Maj 2025, 22:31
Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
11 Maj 2025, 22:21
Shqipëria është vend shumë i çuditshëm
11 Maj 2025, 22:11


Meta: Narkoshteti po jep shpirt, s’mund të ndalë fitoren e popullit
11 Maj 2025, 21:41


Nis numërimi i votave në Pustec, përfshihen edhe votat e diasporës
11 Maj 2025, 21:11

Tensioni në strehën e patronazhistëve, policia shoqëron 3 persona
11 Maj 2025, 20:56
Berisha akuza PS: Pas “Petro Ninit” zyrë ilegale dhe në Astir
11 Maj 2025, 20:56


Patronazhistët ikën me vrap, Braçe del nga “ngujimi”: Janë shokët e mi
11 Maj 2025, 20:28
Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje
11 Maj 2025, 20:22


Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit
11 Maj 2025, 19:49
Dibra rekord pjesëmarrje në zgjedhje, Vlora më pak e interesuara
11 Maj 2025, 19:43


Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
11 Maj 2025, 19:28

Zyra e patronazhistëve në Tiranë, ndërhyn policia
11 Maj 2025, 19:18
Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit
11 Maj 2025, 19:05

Zgjedhjet 2025: Ligji për një palë, toleranca për tjetrën
11 Maj 2025, 18:46

Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
11 Maj 2025, 18:22

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!
11 Maj 2025, 18:00
Një këshillë për banditët e qeverisë
11 Maj 2025, 17:52
Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur pranë fshatit Pirg
11 Maj 2025, 17:50
Prokuroria quan 'të fortët' e PS 'qytetarë dhe procedon politikanin e PD
11 Maj 2025, 17:43

Fotografoi votën, arrestohet një person tjetër në Qarkun e Elbasanit
11 Maj 2025, 17:27







Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
11 Maj 2025, 16:42
Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit
11 Maj 2025, 16:24

Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
11 Maj 2025, 16:15

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia
11 Maj 2025, 16:03
Zgjedhjet 2025/ Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:59
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
11 Maj 2025, 15:56
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
11 Maj 2025, 15:37
Zgjedhjet 2025/ Sa ishte pjesëmarrja e votimeve deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:32


Celibashi: Fotografimi i votës ndëshkohet me 3 vjet burg
11 Maj 2025, 15:13
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
11 Maj 2025, 14:59






Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës
11 Maj 2025, 14:11

Ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd, një person fotografoi votën
11 Maj 2025, 13:54

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë
11 Maj 2025, 13:47


Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës
11 Maj 2025, 13:26
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
11 Maj 2025, 13:00




