Flash News

KRYESORE

‘Rama-Basha flirt për një pakt të fshehtë’, Gjoni: S’ do lejojmë pazare në kurriz të qytetarëve

‘Rama-Basha flirt për një pakt të fshehtë’,

Deputeti opozitar Ralf Gjoni gjatë seancës të sotme parlamentare tha se Rama dhe Basha janë duke bërë ‘flirt’ për një pakt të fshehtë, por shtoi se opozita nuk do të lejojë pazare në dëm të qytatarëve.

"Shumë qytetarë më thoshin se nuk ishin kaq të shqetësuar për tërmetin që ra, por për ndonjë marrëveshje të mundshme që mund të bëjnë këta të dy. Të gjithë më pyesin, e kanë hallin nëse këta të dy do të bëjnë marrëveshje. Këta të dy po flirtojnë për momentin. I shqetëson fati i ndonjë pazari të pistë. Unë u thashë mos keni merak se përsa kohë do të jemi ne nuk do të ketë marrëveshje.

Nuk do të ketë asnjë marrëveshje, pazar, pa filluar ndëshkimi i krimit elektoral. Nuk do të ketë asnjë marrëveshje flijeni mendjen, rrini të qetë. Ata duan, por nuk kanë për t'i lënë. Shqipëria është në rrugë të sigurt. Reforma zgjedhore nuk përfshin vetëm rekomandimet e OSBE-së, por edhe probleme të tjera. Blloku opozitar do të vijojë në vijim përgatitjen e drafteve në funksion të ndryshimit të sistemit zgjedhor"-u shpreh Gjoni.

 

Të fundit