Flash News

KRYESORE

Rama e ka më në fund një koment për Vangjush Dakon

Rama e ka më në fund një koment për Vangjush Dakon

Kryeministri Edi Rama e ka dhënë më në fund një koment për vendimin e SHBA-së për të mos i lejuar hyrjen në territorin e vet ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ashtu edhe familjes së tij. I ngacmuar nga një ndjekës në Facebook, kreu i qeverisë u përgjigj, por prapë duke i bërë bisht kësaj teme.

“Për Lasgushin e morëm vesh që do fluturojë, po për Vangjushin ke ndonjë koment që nuk fluturon dot.”, i shkroi ndjekësi.

E Rama ia ktheu: “Jo kam një koment për ty si interist që përderisa morët një juventin t’ju nxjerrë nga bataku, qepeni gojën dhe rrini urte e thoni Grazie Juve për çdo fitore😂”.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka akuzuar vazhdimisht ditët e fundit kryeministrin se ai nuk reagon për Dakon, sepse e mbron, e në këtë mënyrë mbron investimin e vet.

Të fundit