Flash News

KRYESORE

Rama i shtrin dorën e dialogut Bashës dhe “kthehet në opozitë”, kujton kohën kur i shkruante Berishës

Rama i shtrin dorën e dialogut Bashës dhe “kthehet në

Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën kreut të opozitës, Lulzim Basha për t’u ulur dhe për të diskutuar, ndërsa kujton kohën kur ishte në opozitë dhe i shkruante kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha për t’u ulur në tryezë.

“Jam i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje në proces, mund ta them se ka qenë aty ku është Lulzim Basha.

Kur isha në krye të opozitës, i kam shkruar më shumë se një herë Berishës që dua të takohemi. Është gjithmonë kryeministri problemi, jo kreu i opozitës kur është fjala për tu ulur.

Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet dhe kreu i opozitës mund të fitojë më shumë. Luli e ka problem, ndoshta duke menduar se shpërndan zërat se ne komunikojmë, nuk funksionon kështu. Të takohemi patjetër, në çdo gjë, por duhet të flasim, të ulemi si u bëkan këto gjëra me ultimatume, kërcënime”, thotë Rama.

Të fundit