Flash News

KRYESORE

Rama ka rezerva për biznesmenët, thotë se ka njohur njeriun më të pasur të Shqipërisë

Rama ka rezerva për biznesmenët, thotë se ka njohur njeriun

Kryeministri Edi Rama kërkon nga biznesmenët që të kontribuojnë më shumë, ndërsa Shqipëria po vuan pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Ai tregoi për një njeri që i kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme, një plak nga Medvegja, të cilat kërkon të takojë medoemos.

“Unë kam pas fatin sot që të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Është një burrë që nuk e di sa vjeç është. 80 apo 90 vjeç, i cili ishte nga Medvegja. E pashë dhe më ka lënë pa frymë. Dhe jam shumë i lumtur nga larg. Do shkoj ta takoj në Medvegjë. Ai kishte kursyer 10 mijë lekë.

Iu them biznesmenëve që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes një paraqitje më serioze para se të shkojnë tek Shën Pjetri. Shumë njerëz që japin 10 mijë lekë të vjetra.”, tha kryeministri në emisionin “Open”.

Ai premtoi se paratë për banesat e reja do t’i gjejë medoemos.

“Paratë do t’i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti apo një kontinenti tjetër. Nesër do të varrosen shumë njerëz fatkeq. Patriotët janë ata që bëri ai burri më i pasur i shqiptarëve. Pasaniku më i madh është ai. E ka vendin në parajsë”, tha Rama.

Të fundit