Flash News

KRYESORE

“Rama kërkon të mbyllë median e huaj pa urdhër gjykate”, ç’konkludoi delegacioni i huaj për lirinë e medias në Tiranë

“Rama kërkon të mbyllë median e huaj pa urdhër

Një javë më parë, një delegacion i përbërë nga shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka qëndruar në Tiranë në një mision ndërkombëtar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri. Qëllimi i misionit ishte mbledhja e informatave rreth sfidave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.

Delegacioni u takua me gazetarë, kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare dhe ambasada të huaja të pranishme në Tiranë, zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, refuzoi të takohet me delegacionin.

Gjatë këtyre takimeve rezultoi se liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim. Vetëm pak ditë pas takimit, kryeministri Rama ngriti një padi ndaj gazetës gjermane Bild, pas publikimeve të përgjimeve, ku dëgjohen kryeministri Rama, ministra dhe deputetë socialistë, që diskutojnë mbi zgjedhjet.

Por, çfarë deklaronte Rama në këtë raport të publikuar nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, kryesisht për shtypin e huaj.

“Koalicioni është thellësisht i shqetësuar nga propozimet e dhjetorit 2018 të qeverisë së Shqipërisë për ndryshime në legjislacionin mbi median në vend, i cili do të krijojë një kërkesë për regjistrim të detyruar të medias në internet dhe do të krijojë një organ administrativ me fuqi për të gjobitur dhe mbyllur median online dhe për të bllokuar mendian e huaj pa një urdhër gjykate. Ne konsiderojmë se këto masa tentojnë të krijojnë një rregullim shtetëror për median online, gjë që bie në kundërshti me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetë-rregullimin dhe mund të ketë ndikim të dëmshëm mbi lirinë e shprehjes dhe të informimit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri. Në takimin tonë me kryeministrin, ai na informoi se një version i ri i përditësuar i projektit të amendamenteve do të bëhet publik së shpejti pas kritikave ndërkombëtare. Ai deklaroi se në draftin e ardhshëm, mundësia për mbyllje do të eliminohet dhe gjobat do të jenë shumë më të ulëta se sa ishin në projektin fillestar. Ne i mirëpresim këto ndryshime dhe rikujtojmë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që thonë se “shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrim të detyruar të medias online si parakusht për punën e tyre për shkak se kjo mund të ketë efekt shumë negativ mbi lirinë e medias”, thuhet në raport ndër të tjera.

Delegacioni i huaj jep alarmin për lirinë e medias: Gazetarët sulmohen, zyra e Ramës dhe e Veliajt jo transparente

Të fundit