Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Rama mesazh nga Brukseli pas takimit me Von Der Leyne: Shuma e mbledhur s'do mjaftojë, plani përtej Konferencës së Donatorëve
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh nga Brukseli pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyne në sajë të Konferencës Donatorëve në 17 shkurt për tërmetin e 26 nëntorit.
Sipas Ramës, takimi i brendshëm ishte konfirmim i gatishmërisë së plotë dhe angazhimit konkret të presidentes për të mbështetur operacionin e ndërtimit.
“Mbrëmë takuam presidenten e KE Ursula Von Der Leyne, e cila bujarisht na mundësoi një diskutim që zgjati për më shumë se dy orë.
Qëllimi parësor i vizitës ishte adresimi i problematikes së pas tërmetit me fokus Konferencën e Donatorëve që është thirrur pikërisht nga presidentja në Bruksel në 17 shkurt. Ishte bisedë me shumë informacione që nga trajtimi i familjeve të prekura te raporti i dëmeve që po finalizohet me ekspertët e BE, OKB dhe Bankës Botërore, planet vendore e zonave të prekura, kalendari dhe plani ynë i financimit të këtij operacioni masiv rindërtimi që po të shohim dëmet i tejkalon mundësitë tona.
Ndaj ndjesinë që kam nga vëmendja e veçantë dhe rëndësia që presidentja i ka kushtuar që pas tërmetit të gjitha aspekteve të kësaj problematike. Takimi i brendshëm ishte konfirmim i gatishmërisë së plotë dhe angazhimit konkret të saj për të mbështetur operacionin e ndërtimit.
Serioziteti me të cilin po organizohet Konferenca është maksimal dhe ndonëse e dimë se shuma e mundshme që mund të mbledhim nuk do përmbushë nevojat tona. Plani shkon përtej konferencës, pra edhe më pas do vazhdojmë bashkë. Ndajmë idetë e financimit me skenarë shtesë pas konferencës dhe më pas kaluam në temën e saj të preferuar, në përshpejtimin e procesit të celes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Është e sigurt se presidentja e KE ka strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave dhe është e sigurt se fati i vendimit mbi çeljen e negociatave do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të BE mbi vetveten dhe zgjerimin.
Presidentja e KE e sheh me entuziazëm përpjekjen për ta çuar para procesin e Berlinit me marrëveshjet që do çojnë hap pas hapi në lehtësimin e lëvizjes në rajonin tonë, dhe finalizimit të Shengenit rajonal dhe BE do luajë rolin mbështetës politikisht dhe financiarisht.
Dita sot vijon me detyrën e kreut të OSBE në selinë e NATO dhe pasdite vonë do kthehemi në Tiranë”, tha Rama.