Flash News

KRYESORE

Rama mesazh ngushëllimi për regjisorin Xhuvani: U deshën minuta të tëra ta besoja lajmin e vdekjes

Rama mesazh ngushëllimi për regjisorin Xhuvani: U deshën minuta

 

Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi ngushëllues në Facebook ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani.

Rama shprehet se iu deshën minuta për ta besuar lajmin, duke shtuar se se fundmi regjisori përfundoi në Romë filmin e tij të ri.

Mesazhi i Ramës

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit😥

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë…”, shkruan Rama.

Të fundit