Flash News

KRYESORE

Rama një ditë pas Konferencës së Donatorëve: Do marrim fuqi punëtore nga jashtë, e di që duket absurde

Rama një ditë pas Konferencës së Donatorëve: Do marrim

Një ditë pas Konferencës së Donatorëve, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në pallatet e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, në zonën e plazhit.

Gjatë inspektimit, administratori i një pallati në rikonstruksion iu ankua Ramës se nuk ka fuqi punëtore. Kryeministri iu përgjigj se ndonëse tingëllon absurde, duhet të merret fuqi punëtore nga jashtë.

Pjesë nga diskutimi:

Administratori: Nuk kemi fuqi punëtorie

Rama: Ky është problemi kryesor e ka e gjithë Shqipëria, duam punë, duam punë... Kur vjen puna për punë të gjithë duan punë shteti, megjithatë e kemi kaluar ligjin për ta lehtësuar maksimalisht sjelljen e fuqisë punëtore nga jashtë sado absurde të duket, por ky është fakti, është edhe në Rajon.

Administratori: Kam kontaktuar cdo firmë dhe të gjithë ankohen  dhe kanë mungesa.

Rama: Prandaj kaluam ligjin që për rindërtimin të mos kemi probleme. Duhet të bëjmë diçka me punëtorët e bashkisë të ndërmarrjeve dhe atashojini me kompanitë dhe konsiderojini dypunësim dhe të marrin dyfishin e pagës, s’ka problem.

Të fundit