Flash News

KRYESORE

“Rama nuk është më shahist”, ish-deputeti i PD: Me apo pa ndryshime kushtetues, opozita hyn në zgjedhjet e 2021-shit

“Rama nuk është më shahist”, ish-deputeti i PD: Me

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se me apo pa ndryshimet e reja kushtetuese që pritet të votohen në Kuvend në 30 korrik, opozita jashtëparlamentare do të hyjë në garën e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

“Në zgjedhje do të futemi dhe do të fitojmë, jo se na  e ka qejfi dhe dëshira ne, por ka një unison dhe urrejtje për këtë nga të gjithë shqiptarët dhe së fundmi ka një ndriçim nga ndërkombëtarët. Sido që të shkojë ne do të futemi në zgjedhje, pasi ne e kemi një kod zgjedhor.

Me 30 korrik ai voton ndryshimet kushtetuese rrit pragun me 5 % heq dhe koalicionit, por nëse e bën këtë duhet që të ndryshojë dhe kodin zgjedhor, pasi duhet të heqë nenet që kanë të bëjnë me koalicionet. Ne do të futemi dhe do të fitojmë.

Ajo që ndryshon është se nëse ndodh një gjë e tillë për të krijuar një tjetër mënyrë për të vjedhur dhe për të dëmtuar zgjedhjet që nuk është me heqjen e koalicioneve ajo që do të përdorë janë paratë, krimi, bandat që i ka përdorur gjithmonë.

Ai ka theksuar se me 30 korrik nëse nuk do të bëhen ndryshimet atëherë do të rikthehen te kodi i vjetër, me këtë reformë është arritur identifikimi biometrik, ndërsa administrimi është ai që ishte dhe nëse kjo marrëveshje nuk votohet ne kemi një ligj që në thelb nuk ndryshon, ajo që mendoj është se nuk është kodi që të jep fitoren por është diçka tjetër”, është shprehur Alibeaj, duke komentuar zhvillimet më të fundit për reformën zgjedhore në studion e “Abc-së së Mëngjesit”,  teksa shton se marrëveshja e 5 qershorit heq mundësinë për të bërë ndryshime të tjera shtesë.

“Idetë e Ramës tripolariteti që do të gjejë konsensus me opozitën jashtë parlamentare e atë parlamentare dhe që do ti qëndrojë marrëveshjes duket një çoroditje në mes të vapës. Ai thoshte se është shahis, dhe se ishte 3 hapa para por duket se tashmë e ka humbur këtë virtyt prej shahisti. Ndërkohë deri më tani nuk e ka kuptuar se me çfarë njeriu kemi të bëjmë deri më tani. Marrëveshja e 5 qershorit është vetëm fundi i një marrëveshje që ka nisur që në janar, që e kishte një kusht në atë kohë dhe e ka dhe tani që palët politike do të bihen dakord në këshillin politik për atë që kanë rënë dakord. Kjo do të thotë se ose je dakord ose ke ndryshim. Marrëveshja që u konkludua me 5 qershor heq mundësinë për të bërë ndryshime të tjera shtesë. Qëllim i tij është heqja e koalicioneve ç’është e vërteta është se ai ka frikë. Në do ta mbajmë fokusin në të bërin politikë në këtë vend”, ka thënë ish deputeti.

Të fundit