Flash News

KRYESORE

Rama përshëndet marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirateve Arabe: Urojmë që të frymëzojë të tjerët në rajon

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirateve Arabe. Përmes një postimi në Tëitter, kryeministri shkruan se kjo marrëveshje duhet të jetë inspirim për gjithë rajonin, duke uruar që edhe ata të ndjekin të njëjtën rrugë.

“Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, përmbyll kështu mesazhin e tij kreu i qeverisë shqiptare.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre - Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë🇺🇸🇮🇱🇦🇪”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, marrëveshja e sotme e arritur nga me Emiratet Arabe, është marrëveshja e tretë mes Izraelit me një vend arab, që nga shpallja e pavarësisë në 1948. Marrëveshja e parë u nënshkrua me Egjiptin në 1979 dhe  e dyta me Jordanin në 1994.

Të fundit