Flash News

KRYESORE

Rama promovon projektin e ‘lungolagos’ së Pogradecit, qytetari: Po thuaj Shëtitorja e Lasgushit, a i ururar

Pas projektit për shndërrimin e vijës liqenore në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka vijuar me reklamimin e një projekti tjetër, atë të liqenit të Pogradecit.

Me anë të një postimi në facebook, Rama ka njoftuar së së shpejti edhe kjo pjesë e qytetit do të pësojë ndryshime të mëdha.

Kryeministri e ka etiketuar në thonjëza pjesën përgjatë liqenit të Pogradecit si “lungolago”.

I menjëhershëm ka qenë komenti i një qytetari, i cili i ka thënë kryeministrit se njerëzit do ta ngatërrojnë me atë emër, ndaj është më mirë të quhet ‘Shëtitorja e Lasgushit’.

 

Të fundit