Flash News

KRYESORE

Rama sot firmos Shengenin Ballkanik, deputeti: Po përsërit gabimin e para 75 viteve

Sot në qytetin Novi Sadit në Serbi, pritet të mbahet mbledhja ku do të firmoset marrëveshja mes tre shteteve të rajonit për një Shengen Ballkanik.

Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe presidenti Aleksandar Vuçiç e kryeministrja serbe dhe Ana Brnabic.

Të tria vendet zotohen për krijimin e një Shengeni ballkanik, ku qëllimi është integrimi më i mirë të tregjeve në rajon, heqja e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizja e lirë e njerëzve, në kushtet kur Kosova i ka vendosur Serbisë prej kohësh taksën 100%.

Deputeti i opozitës parlamentare, Erion Piciri e ka cilësuar këtë marrëveshje jo të denjë për vendin dhe përsëritje e të njëjtit gabim të para 75 viteve.

“Po humbim integrimin europian, por po fitojme shengenin ballkanik. Per disa eshte e njejta gje, por per ne floriri nuk mund te krahasohet me qymyrin. Gabuam para 75 vjetesh, por nuk mund te na ndodhi serisht. Lame planin Marshall dhe vrapuam ne Beograd per te marre planin qe do na fshinte si shtet, por dy here nuk perseritet i njejti gabim. Shpetuam per fat, ndonese peshqesh na mbeti komunizmi sllav dhe kjo nostalgji e juniorve te Bllokut per vellezerit jugosllave.

Kur u kerkon Europa standarde, zgjedhje dhe respekt te ligjit, keta nisin shtegtimin per Beograd, Moske e Pekin. Shkojne andej ku ndjehen me mire, ku ndjehen si ne shtepi, ku ndajne te njejtat vlera, tradita dhe perkatesi. Puna e tyre eshte e qarte, por destini yne duhet te jete ndryshe. Shqiptaret e njohin ne mase Perendimin dhe duhet t'i lene prijesit te firmosin kontratat e azilit ne vilat ku dikur strehohej Milosevici apo Janukovici, por jo te lejojne rikthimin kombetar ne labirinthet e mykura te Lindjes. Me gjithe respektin per fqinjet, por asgje e mire si model politik, qeverisje dhe te drejta te njeriut nuk vjen nga autokracite ballkanike e pertej nga miqte e tyre te Azise”, reagon deputeti përmes rrjeteve sociale.

Të fundit