Flash News

KRYESORE

Raporti i OSBE/ Ish ministri reagon ndaj ndërkombëtarëve: Ku jeni? Mbrojini votimet moniste dhe vijoni të fajsoni opozitën

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke ju drejtuar atyre me emër, në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Manjani e nis së pari me shefin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, të cilin e pyet me anë të një postimi në facebook nëse ka ndonjë fjalë për të thënë për raportin.

“Ore po ky Boschart, shefi i Prezencës së OSBE, ka ndonjë fjalë të thotë për raportin e ODIHR? Na hapi barkun para votimeve duke legjitimuar monistët në çdo hap që bënin drejt budallëkut”, shkruan Manjani.

Më pas ai përmend edhe të tjerë funksionarë të lartë si ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane Leyla Moses-Ones dhe zyrtarin e lartë amerikan, Matheë Palmer.

“Ku jeni? Pse s'flisni?! Mbrojini votimet moniste, anti-kushtetutë, anti-ligj e mbi të gjitha anti-demokratike”, ju drejtohet atyre ish ministri i Drejtësisë.

Të fundit