Flash News

KRYESORE

Raporti i Qendrës Evropiane të Drogave; Artan Hoxha konfirmon rritjen e kultivimit të narkotikëve: Mbledhja bëhej me traktor!

Raporti i Qendrës Evropiane të Drogave; Artan Hoxha konfirmon rritjen

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas raportit të Qendrës Evropiane të Drogave, e cila fliste për një rritje të kultivimit të kanabisit në vend gjatë muajve të ardhshëm.

Hoxha thekson se mbyllja e kufijëve për shkak të pandemisë së COVID-19 ka krijuar mungesë farërash, ndërsa kultivuesit janë detyruar të përdorin farë të vjetër ose vendase.

“Farën nuk mund ta marrësh direkt.  Këtë vit u bë e vështirë për tu siguruar, për shkak të bllokimit. Nuk e kishin programuar që kufiri do mbyllej kaq shpejt. Në momentin që kërkuan të merreshin me farën, ata përdorën atë që kishin, po ajo ka probleme. Ose farën vendase. Ty të duhet njëfarë kohë që të dalë. Sivjet një pjesë u rrezikua që t’i dështojë mbjellja sepse fara ka qenë e pacertifikuar. Fara që vjen nga Holanda është e sigurt, ndërsa ajo vendase është si të marrë”, u shpreh ai.

Hoxha thekson se këtë sezon ka parë kultivim të kanabisit në disa zona ku nuk i kishte parë më parë, ndërsa –sipas tij- “mbjellja bëhej me traktor”, çka tregon se kemi një rritje të kultivimit të narkotikëve.

“Unë kam parë në disa zona rimbjellje. Në momentin që kanë konstatuar problem, kanë prishur të mbjellën, por kjo ka një kosto. Nga operacionet që ka bërë policia, fakti që policia vetë ka gjetur gjithandej dëshmon për shtrirje. Pashë elementë që nuk i kisha parë herë tjetër, mbjellje me traktor”, nënvizoi gazetari.

Sipas raportit të Qendrës Evropiane të Drogave në bashkëpunim me EUROPOL, shkak i rritjes së kultivimit të kanabisit në vend është bërë mungesa e vëmendjes nga institucionet ligjzbatuese, të cilat janë të fokusuara më shumë tek vëzhgimi i zbatimit të masave kundër COVID-19 sesa lufta ndaj narkotikëve.

Të fundit