Flash News

KRYESORE

Raportuesi për Shqipërinë, Christian Schmidt: Qeveria ka përgjegjësi për krizën!

Raportuesi për Shqipërinë, Christian Schmidt: Qeveria ka

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt bën përgjegjës qeverinë për krizën politike në Shqipëri.

"Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar", tha ish-ministri gjerman për DW.

Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.

Schmidt tha për DË se së shpejti planifikon të vizitojë Shqipërinë për t'u informuar vetë për gjendjen. "

Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare", theksoi ai.

Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t'i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut.

Të fundit