Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi, 'rezervohet' Kim: SHBA do t’ju mbështesë, në fund të ditës është vendi juaj

Reforma në Drejtësi, 'rezervohet' Kim: SHBA do t’ju

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në intervistën me gazetarin Sokol Balla në Real Story tha se reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate.

E rezervuar u tregua sa i takon mbështetjes së SHBA ndaj Shqipërisë në këtë aspekt, madje nuk ngurroi të thotë se në fund të ditës Shqipëria mbetet vendi i shqiptarëve dhe jo amerikanëve.

Sokol Balla: Le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?

Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

Ne do t’ju mbështesim gjithmonë me gjithçka kemi. Por në fund të ditës, është vendi juaj.

Të fundit