Flash News

Ditari i Maxhorancës

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PD ka të drejtë të propozojë si shoqëria civile, opozita parlamentare mund ta bllokojë miratimin

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PD ka të drejtë të propozojë si

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur punën për adresimin e disa prej çeshtjeve që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Sipas bashkëkryetarit të këtij komisioni, Damian Gjiknuri në mbledhjen e sotme u ra dakord që brenda javës që vjen, ekspertët e grupeve parlamentare dhe të mazhorancës të paraqesin draft-opinionet e para për çeshtje që kanë të bëjnë me administratën zgjedhore, barazinë gjinore, apo rolin e mediat në fushatën zgjedhore.

Sipas Gjiknurit, çeshtje të tjera të debatuara si ndryshimi i sistemit zgjedhor, vota e emigranteve apo aplikimi i teknologjisë në zgjedhje janë më të komplikuara dhe duan më shumë kohë.

“Çështja e sistemit, vota e emigrantëve apo çështje të tjera më të komplikuara do duan më shumë kohë, si reformimi i partive politike dhe financimi i tyre.

Brenda dhjetorit do të kemi mundësi të mbyllim ceshtjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE ODIHR-it. Po ashtu, meqë nuk e kemi PD në tryezë, ceshtjet e diskutuara aty do ti diskutojmë në një tavolinë më të gjerë edhe me përfaqësues të medias, të PD, që cdo rekomandim në komision të jetë i diskutuar edhe përtej këtij komisioni”, tha Gjiknuri, i cili përsëriti se PD nuk ka sjellë propozime për çështjet e reformës zgjedhore, por se në cdo draft që do diskutohet në komision, ata kanë drejtë të bëjnë propozimet e tyre ashtu si shoqëria civile dhe aktorë të tjerë.

I pyetur se reforma po ndahet në dy pjesë sic paralajmëroi edhe kryeministri Rama, Gjiknuri tha se përfaqësues të opozitës në kuvend në Komision nuk janë dakord, por janë ende në negocim.

“Ata nuk janë dakord, por jemi në diskutim. Insistojnë për ceshtjen e sistemit zgjedhor. Ju thashë që kjo është një e drejtë e juaja, madje edhe ta bllokojnë , por ka prioritete , natyrshëm kemi vullnetin politik për ta parë edhe ceshtjen e sistemit, por është në negocim. Komisioni nisi të trajtojë ceshtjet që ka të bëjnë rekomandimet e OSBE”, tha Gjiknuri për mediat pas mbledhjes së komisionit.

Të fundit