Flash News

KRYESORE

Reforma Zgjedhore/ Shoqëria civile: Procesi jo transparent, dorëzuam 3 drafte por nuk u diskutuan

Reforma Zgjedhore/ Shoqëria civile: Procesi jo transparent, dorëzuam 3

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), një nga organizatat e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, gjatë periudhës 2017-2020 e në vijim ngre shqetësimin se gjatë mbledhjeve te Komisionit Parlamentar për këtë reformë nuk kanë qenë transparente.

SHKD thekson se procesi aktual i Reformës Zgjedhore, ka qenë tepër hermetik në lidhje me ecurinë e punës dhe vendimmarrjen e Komisionit në vazhdim.

“Vlerësojmë pjesëmarrjen në disa seanca degjimore, si përfaqësues të shoqërisë civile, për konsultimin e 3 drafteve të ekspertëve pranë komisionit të Reformës Zgjedhore, por asnjëherë nuk u be publike dhe pjesë e diskutimeve në vazhdim, me aktorët respektivë nga shoqëria civile, drafti i propozimeve për sistemin zgjedhor nga opozita e re parlamentare si dhe drafti i fundit në qarkullim të mbyllur, për disa çështje të listuara nga një grup ekspertësh pranë këtij komisioni.

Kjo sjellje e dyzuar e pa asnjë shpjegim të qartë nga Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, në mos përfshirjen e aktorëve të shoqërisë deri në fund të procesit për finalizimin e Reformës Zgjedhore, është një tregues tjetër i mungesës së vullnetit politik për një proces transparent dhe refuzimin në heshtje për një konsultim të hapur në interes të informimit publikut dhe qytetarëve në kohë reale.

Ndërsa, jemi vetem një ditë para takimit të shumëpritur, të Komisionit të Reformës zgjedhore, urojmë që ky Komision e veçanërisht 4 anëtarët e Këshillit Politik, përfundimisht të gjejnë gjuhën e përbashkët, dialogun dhe dakortësinë politike për të finalizuar në në kohë rekord një draft propozimesh të listuara, me konsensusin e të gjitha palëve politike, për ti dhënë fund asaj gënjeshtre apo mashtrimi politik në vite se Reforma Zgjedhore do bëhet një ditë”, reagon Shoqata për Kulturë Demokratike.

Të fundit