Flash News

KRYESORE

Rëndohet bilanci në Itali/ Shkon në 11 viktima, 322 numri i të prekurve nga koronavirusi

Rëndohet bilanci në Itali/ Shkon në 11 viktima, 322 numri i

322 janë rastet e konfirmuara me koronavirus në Itali. Lajmi kon firmohet nga autoritetet shëndetësore italiane.

Ndërkohë që edhe tre vdekje të tjera janë regjistruar në Lombardi, viktimat bëhen 11.

Sipas informacioneve që transmetojnë mediat italiane, 3 prej viktimave të ditës së sotme janë të moshës mbi 80 vjeç dhe mbartës të sëmundjeve të tjera kronike, ndërsa e katërta një 76-vjeçare.

Kujtojmë se rastet e të prekurve në Itali janë tashmë në të gjithë territorin.

Sipas shifrave të fundit rajoni i Lombardisë është më i prekuri deri tani, me 240 raste në total. Më pas vjen Veneto me 42, Emilia Romagna 26, Toscana 2, Lazio 3, Piemonte 3, Siçilia 3, Alto Adige 1, Liguria 1.

BURIMI: La Republica

Të fundit